Ndërtimi i stadiumit të Ballkanit: Ne jemi gati dhe e mbajmë fjalen

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka konfirmuar se ky qytet do të bëhet me stadium të ri.
Ai ka njoftuar se Komuna e Suharekës si institucion do të jet bashkëpunuese, dhe do të merr pjesë në financim së bashku me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, shkruan IndeksOnline.
Muharremaj ka thënë se qyteti I kampionëve ka kohë që e meriton këtë stadium dhe se ata janë gati dhe e mbajnë fjalën.
Postimi i plotë:
E dëgjova sot me vëmendje Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Çeku për STADIUMIN dhe natyrisht e konfirmoj se Komuna e Suharekës si institucion do të jet bashkëpunuese, do të merr pjesë në financim sepse qytetarët e Suharekës e meritojnë.
Qyteti i Kampionëve ka kohë që e meriton.
U deshtën shumë fitore për këtë vëmendje.
Ne jemi gati dhe ne e mbajmë fjalën.
Po punojmë ndërkohë me shumë seriozitet për lokacionin, sepse komuna jonë ka hapsirë të pakët në pronësi të saj publike.
Sidoqoftë ne kemi vullnet dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim.
/IndeksOnline/