09:40 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Ndërtohet statuja e re prej dylli për këngëtarin Lil Nas

Muzeu i artit “Madame Tussauds” në Blackpool, ka zbuluar statujën e re prej dylli të këngëtarit Lil Nas.

I impresionuar nga ngjashmëria e statujës  më të , artisti i njohur u shpreh se ishte i surprizuar nga fakti se sa reale dukej kjo statujë dylli.

Dead bell!  Lil Nas X unveiled his VERY lifelike wax figure at Madame Tussauds on Tuesday

 ‘Jemi binjakë apo çfarë?! E dija se statuja  do të ishte  mjaft e mirë, por kjo është e mahnitshme.”- u shpreh ai.

Statuja prej dylli, portretizon reperin me një kostum prej ari, të cilin ai e veshi pas mbërritjes së tij në MET Gala 2021 në Nju Jork.

Kujtojmë se 23-vjeçari  theu rekordet e tabelës Billboard në vitin 2019 me këngën  “Old Town Road” në bashkëpunim me Billy Ray Cyrus, singulli që ka qëndruar më gjatë në listën  Hot 100 duke zënë vendin numër 1, dhe duke ja kaluar kështu reperit Drake i cili më parë mbante rekordin.

Who is who?  Fans were initially left scratching their heads when they saw Lil Nas next to his doppelganger