08:37 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndërtoni një shpinë si të Batman, ky është sekreti

Po ju zbulojmë veprimet të cilat Ben Affleck i ka përdorur për të ndërtuar “krahët” për filmin “Batman v Superman: Dawn of Justice”.

Nëse i dëshironi muskujt e shpinës të gjerë, përse të mos kërkoni këshilla tek njeriu i cili i ka ndihmuar Betmanit që të zgjerojë krahët e tij?

Walter Norton Jr. ka stërvitur dhe përgatitur Ben Affleckun për këtë rol me fokus special në shpinën e tij.

“Kemi pasur vetëm tri ditë në javë kur kemi bërë përkuljet, zakonisht në kombinim me stërvitjet e tjera për torzo apo për galiç”, thotë Norton.

Affleck ka bërë variacione dhe tipa rrotullues të përkuljeve, duke përfshirë kapjen paralele të shufrës (shuplaket e kthyera njëra ndaj tjetrës), kapje alternative (njëra shuplakë e kthyer në drejtim të fytyrës, ndërsa tjetra nga fytyra) dhe chin up (shuplakat e kthyera në drejtim tuajin).

Në variacionet intensive, ndonjëherë ka bërë seri të vështira prej vetëm 3 përsëritjeve, ndërkaq herën tjetër ka bërë më shumë stërvitje me përsëritje të ngadalshme negative (disa sekonda për ulje të trupit në pozitën fillestare).

Rezultoi që ky princip ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.