Ndeshja Ballkani-Shkupi ‘bashkon’ Vjosa Osmanin e Agim Veliun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, aty ku po zhvillohet ndeshja Ballkani dhe Shkupit, në kuadër të Play OFF’it të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen më të rëndësishme të një klubi kosovar në arenën ndërkombëtare, Osmanin po e shoqëron bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Express shihet Presidentja Osmani, Prindon Sadriu dhe pas tyre shihet edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu
