Ndeshja Bullgari – Kosovë përmes fotografive
Mbrëmë është zhvilluar ndeshja kualifikuese për Euro 2020 në mes të Bullgarisë dhe Kosovës, e luajtur në Sofje.
Dardanët shënuan fitore të madhe në minutat e fundit me rezultat 2-3 duke siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme në grupin A.
Kosova kaloi e para në epërsi me golin e Milot Rashicës në minutën e 14-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Bullgarët u rikthyen duke barazuar fillimisht rezultatin në minutën e 43-të me anë të Popov dhe kaluan në epërsi në minutën e 55-të me golin e Dimitrov.
Goli i dytë ishte vetëvrasje për Bullgarinë pasi Dardanët u rikthyen fuqishëm në sulm.
Barazimi erdhi në minutën e 64-të me golin e Vedat Muriqit.

Pas shumë rasteve të shpërdoruara erdhi edhe goli i fitores. Në minutën e tretë shtesë, Elbasan Rashani shënoi me kokë për t’i dhënë fitoren Kosovës.

Në Bullgari për të ndjekur këtë ndeshje kishin udhëtuar rreth 700 tifozë dhe zëri i tyre dëgjohej më shumë se i vendasve.

Më poshtë janë fotografi të realizuara të kësaj ndeshje. /IndeksOnline/









