08:15 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndeshja e 100-të mes Bayern dhe Dortmund shënohet me diçka të veçantë

Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen kanë rivalitet të madh në futbollin gjerman.

Të shtunën këto dy skuadra do të ballafaqohen për herë të 100-të në elitën e futbollit në Gjermani.

Në shenjë të respektit të ndërsjelltë, kanë vendosur që të luajnë me fanellat tradicionale të kundërshtarëve, Bayern me të verdhat ndërsa Dortmund me të kuqet.

Këta të fundit janë lider në Bundesligë me 63 pikë, vetëm 2 më tepër se Bayern që është në vendin e dytë. /Indeksonline/