15:19 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ndeshja e Champions League, tre tifozë marrin koronavirus

Tre tifozë të Valencias janë infektuar me koronavirus nga udhëtimi i fundit në Itali. Raportohet se tifozët kanë marrë sindromin infektues në udhëtimin që kishin në Milano në përballjen Atalanta-Valencia.

Zëvendësdrejtoresha e epidemiologjisë, Hermelinda Vanaclocha ka thënë se tifozët kanë marrë simpatomat menjëherë pas rikthimit nga Italia.

“Ajo që ne po bëjmë është të flasim me ata, ne do të bëjmë një studim epidemiologjik. Kemi disa raste të njerëzve që janë në pritje të vlerësimit dhe në mesin e tyre ka tifozë nga Valencia që ishin në Milano” ka thënë ajo./Indeksonline/