75 Mall Live Search
21:58 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndeshja e Europa League ka filluar të mërkurën dhe mbaron të enjten

Në Baku të Azerbajxhanit ka po zhvillohet finalja e Europa League.

Chelsea dhe Arsenali po luajnë në mes vete për titullin e dytë më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër.

Me kohën tonë ndeshja ka filluar në ora 21:00, por me orën lokale të kryeqytetit azer, ndeshja filloi në orën 23:00.

Ndeshja ka filluar në orët e vona të së mërkurës dhe mbaron në orët e para të ditës së enjte.

Kujtojmë se kjo finale është kritikuar shumë, ku shumë tifozë të dyja skuadrave nuk kanë arritur të udhëtojnë.

Kostoja e shtrenjtë dhe koha e vonë ka ndikuar që shumë vende të jenë boshë në stadiumin olimpik të Baku. /IndeksOnline/