75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Ndeshja e fundit e sezonit, Eden Hazard mungon në stërvitje

Eden Hazard ka munguar në stërvitjen e Real Madridit para ndeshjes së fundit në sezonin e La Ligas, kundër Villarreal.

Lajmet nga Spanja bëjnë të ditur se Hazard nuk është i lënduar, por po kujdeset për shëndetin e tij para fillimit të Kampionatit Europian EURO20, shkruan IndeksOnline

Anësori është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës për EURO20 dhe do ta çoj ekipin e tij përpara si një kapiten.

Këtë sezon, ish-lojtari i Chelseat zhvilloi vetëm 18 paraqitje dhe shënoi 4 gola./IndeksOnline/