75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Ndeshja e fundit e rrethit 1/8 në Kupën e Kosovës zhvillohet sot

Takimi i fundit për ta kompletuar rrethin çerekfinal, zhvillohet sot nga ora 13:00.

Nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe 2 Korrikut, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje interesante dhe historike për dy skuadrat – të cilat luftojnë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë që skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale janë: Feronikeli, Llapi, Prishtina, A&N, Drenica, Istogu dhe Trepça ’89./IndeksOnline/