75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 07 Prill 2023 / B O

Ndeshja e rëndësishme e Europa League mund të luhet me dyer të mbyllura

Pas incidenteve të shumta që ndodhën në ndeshjen e kupës së Holandës në mes të Feynord e Ajax, Qeveria holandeze ka nisur shqyrtimet për ndeshjet e radhës. Dispozita tashmë mund të bëhet në Ligën e Evropës.

Qeveria holandeze po mendon që për ndeshjen Feyonord-Roma të mbyllë dyert e stadiumit.

Madje një skenar tjetër është që dyert e stadiumit “De Kuip” të mbyllen deri të fund të sezonit.

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë, Dilan Yesilgoz tha se janë duke e shqyrtuar shumë seriozisht këtë vendim.

“Ne po shqyrtojmë që ndeshjet në shtëpi të Feyenoord të luhen me dyer të mbyllura” ka thënë ministri./Indeksonline/