75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / Gj. Sh

“Ndeshja e Yjeve” bën bashkë futbollistë, këngëtarë, politikanë e gazetarë, publikohen të gjithë emrat

Me 11 qershor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë do të organizohet një ndeshje futbolli për nder të 26 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit.

Kjo ndeshje është emëruar si ”Ndeshja e Yjeve”, pasi do të marri pjesë futbollistë të njohur, sportistë të ndryshëm, politikanë, këngëtarë e gazetarë, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë publikuar emrat e të gjithë atyre që do të zbarkojnë në stadium, ku do janë ndarë edhe ekipet.

Njëra skuadër do të udhëhiqet nga trajnerët, Afrim Tovërlani e Arbnor Morina, ndërsa tjetra nga Ismet Munishi e Ajet Shosholli.

Futbollistë aktiv të Kosovës, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Albion Rramani e Meriton Korenica do të jenë prezent me emra të tjerë të pensionuar, si Shefki Kuqi, Debatik Curri, Muharrem Sahiti, Kushtrim Mushica.

Në mesin e tyre do të ketë edhe politikan, ku i pari i Prishtinës, Përparim Rama do të jetë kundërshtar i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Menaxheri Faton Shoshi do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje futbolli, ku nuk mungojnë edhe këngëtarët si, Ledri, Fero, Afrim Muqiqi, Meda, Capital T, Majk e të tjerë.

Po ashtu në këtë ndeshje futbolli do të ketë edhe emra të tjerë nga sporte të ndryshme, artistë e këngëtarë dhe gazetarë./IndeksOnline/