75 Mall Live Search
19:30 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndeshja e yjeve në “Fadil Vokrri”, lojtarët dalin në fushë

Me fillim nga ora 20:00, sonte zhvillohet ndeshja e yjeve mes Milot Rashicës dhe Granit Xhakës.

Dy yje të futbollit kosovar, kanë vendosur të organizojnë një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të aktiviteteve për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti.