Ndeshja Gjermani-Itali rrezikon të mos luhet, shkaku i Koronavirusit

Më 31 mars është planifikuar një ndeshje miqësore midis Gjermanisë dhe Italisë.
Kjo miqësore do të zhvillohet në qytetin e Nyrembrgut.
Por sipas asaj që shkruan “Bild” kjo ndeshje rrezikon të mos luhet fare për shkak të Koronavirusit.
Në Gjermani kanë frikë se tifozët që do të vijnë nga Italia për të ndjekur takimin mund të mbartin virusin vdekjeprurës.
Federata Gjermane e Futbollit pritet të flasë me atë italiane për të vendosur përfundimisht për vendin se ku mund të zhvendoset sfida.
Kjo e fundit rrezikon të luhet pa praninë e tifozëve. Kujtojmë se sfida do të luhet si parapërgatitje për Kampionatin Europian.