Ndeshja interesante, Prishtina mposht Golden Eagle Yllin

Skuadra e KB Prishtinës ka shënuar fitore të madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, pasi mposhti 93-89 Golden Eagle Yllin.
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në Superligën e Kosovës, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë për vendasit ishte Damiree Burns me 24 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.
Kurse te skuadra e Yllit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 22 pikë, 10 kërcime dhe tri asiste./Indeksonline/
