Ndeshja Juventus-Milan do të zhvillohet pa praninë e tifozëve ?

Gjysëmfinalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit mund të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.
Sipas raportimeve nga ‘Goal’ vendimi më i mirë është që kjo ndeshje të zhvillohet mirëpo pa praninë e tifozëve.
Këto vendime janë duke u marrë bazuar në përhapjen e koronavirusit andaj për të mos lejuar përhapjen edhe më të madhe të këtij virusi, ndeshjet në këtë ligë janë duke u shtyrë apo duke u zhvilluar pa praninë e tifozëve.
Por gjatë ditës së sotme Juventusi ka treguar që kjo ndeshje do të jetë e hapur për tifozët mirëpo jo edhe për tifozët që vijnë nga rajonet e Lombardisë, provincat e Pesaros, Urbinos, dhe Savonas./IndeksOnline/.