75 Mall Live Search
16:13 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Kosovë – Çeki në duar të gjyqtarëve holandez

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fillimisht, më 7 shtator Kosova e pret Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tre ditë më vonë luan në udhëtim me Anglinë.

UEFA ka bërë të ditur edhe emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

Holandezi, Danny Makkelie do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje, derisa ai do të ndihmohet nga Mario Diks dhe Hessel Steegstra, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Kevin Blom.