11:23 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Kosovë-Mali i Zi sonte transmetohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Sonte në stadiumin e Podgoricës pritet të zhvillohet ndeshja e futbollit midis përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Kosovës, e cila do të jetë e rëndësishme për të dyja palët për kualifikimet “Euro 2020”.

Kjo përballje e dy skuadrave ballkanase që do të nis nga ora 20:45 do të transmetohet edhe në qendër të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në një postim në Twitter ka ftuar të gjithë futbolldashësit të bëhen bashkë.

“Me organizim të Komunës së Prishtinës, sonte në sheshin Zahir Pajaziti do të transmetojmë ndeshjen Mali i Zi – Kosova!  Ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në përkrahje për përfaqësuesen tonë në kualifikimin për EURO 2020!”, ka shkruar Ahmeti. /Indeksonline/