75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ndeshja Kosovë – Zvicër i besohet gjyqtarëve danez

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër do të përballet me kombëtaren e Zvicrës.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet eKampionatin Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtnë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajnë një ekip e gjyqtarëve nga Danimarka.

Jakob Kehlet do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa ndihmësit e tij janë Lars Hummelgaard dhe Victor Skytte.

Gjyqtar i katërt është caktuar Peter Kjaesgaard.

Ndërsa, në dhomën e VAR-it do të jetë Jonas Hansen, bashkë me asistentin Mads-Kristoffer Kristoffersen./IndeksOnline/