Ndeshja, ku Bryanti realizoi 81 pikë

Kur Wilt Chamberlain shënoi 100 pikë ndaj New York Knicksit më 2 mars 1962, bota e basketbollit kuptoi se nuk do të shihte diçka të ngjashme më.
Që nga ajo ndeshje, kufiri i 70 pikëve u kapërcye gjashtë herë dhe vetëm dy herë që nga viti 1963.
U duk që 71 pikët e David Robinsonit në vitin 1994 ndaj Clippersit ishte maksimumi që dikush do të arrinte.
Kjo ishte deri në kohën kur Kobe Bryanti “çmendi” Toronton në janar të vitit 2006.
Los Angeles Lakersi fitoi me rezultat 122:104 dhe Kobe Bryanti realizoi 81 pikë.
28 nga 46 tentimet, përfshirë 7 nga 13 për tri pikë dhe 18 nga 20 gjuajtjet e lira.
“Black Mamba” realizoi 55 pikë vetëm në pjesën e dytë./Indeksonline/