75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Ndeshja kundër Izraelit, Kosova gjobitet me 10 mijë euro

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar një dënim nga shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA.

FFK-ja ka marrë një dënim prej 10 mijë euro për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes mes “Dardanëve” dhe Izraelit, shkruan Indeksonline

Ky dënim vjen për shkak të mos-respektimit të himnit të shtetit izraelit, pasi disa tifozë vendosen ta vërshëllejnë kundërshtarin.

Kujtojmë që kjo ndeshje ishte zhvilluar gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, dhe Kosova kishte shënuar fitore minimale 1:0./Indeksonline/