75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Ndeshja kundër Norvegjisë, Foda nesër publikon listën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, me 5 qershor do të luaj ndeshje miqësore kundër Norvegjisë.

Trajneri i ”Dardanëve”, Franco Foda nesër do të mbaj një konfernecë për media, ku do të zbuloj edhe listën me futbollistët e dtuar, shkruan IndeksOnline.

Dy futbollistët që tashmë kanë marrë ftesë nga tekniku gjerman janë Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, pasi klubi rumun Rapid Bukuresht e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Fillimisht Përfaqësuesja e Kosovës do të stërvitet në Prishtinë, para se të udhëtojë drejtë skandinavisë, ku do të vazhdojë stërvitjet para ndeshjes me Norvegjinë,

Ndeshja zhvillohet me datë 5 qershor në ”Ullevaal Stadion” në Oslo, nga ora 19:00.

Këto ndeshja shërbejnë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ku Kosova është në Grupin C, ligë e cila fillon me 6 shtator./IndeksOnline/