75 Mall Live Search
19:41 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gani Nitaj

Ndeshja kundër Vikingurit, Malisheva organizon transport falas për tifozët

Malisheva ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Vikingurit.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League, e cila zhvillohet të ejten më10 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.

Poashtu Malisheva do të organizoj transport falas për tifozët e këtij klubi që duan ta përcjellin nga afër skuadrën e tyre të zemrës.