75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Ndeshja Leipzig – Liverpool në rrezik, mund të mos zhvillohet

Skuadrës së Liverpoolit me gjasë nuk do t’i lejohet të udhëtojë drejtë Gjermanisë për t’u përballur me Leipzigun në Ligën e Kampionëve.

Për shkak të mutacionit të rit të Covid-19 në Gjermani, autoritetet atje kanë vendosur që të ndalojë çdo fluturim drejt vendit të tyre, shkruan IndeksOnline

Qeveria gjermane ka ndaluar hyrjen në të gjithë fluturimet nga zonat e prekura nga mutacionet COVID-19 deri të paktën më 17 Shkurt.

Por, ka edhe një mundësi tjetër, ku deri të hënën skuadra e Leipzigut mund të vendos për fatin e ndeshjes që të zhvillohet në Gjermani, në ndonjë vend neutral apo ta humbas ndeshjen në tavolinë.