75 Mall Live Search
21:30 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Ndeshja Leverkusen – Bayern Munchen, Granit Xhaka më i miri sipas “Sofascore”

Skuadra e Bayer Leverkusenit dhe ajo e Bayern Munchen barazuan pa gola në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Bundesliga.

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Edhe sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8.

Kurse në sajtin “Flashscore”, më i miri u zgjodh Kim, mbrojtësi i Bayernit me notën 8.1, kurse Xhaka u vlerësua me notën 7.3./Indeksonline/