20:20 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Ndeshja mes Bashkimit dhe Prishtinës u mbyll me fyrje raciste

Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës, në basketboll pasi ka mposhtur Bashkimin me rezultatin 99:88.

Në palestrën ‘Sezai Surroi’ nuk munguan edhe incidentet, shkruan IndeksOnline.

Në çerekun e fundit u dëgjuan disa fyrje raciste nga lojtarët e Bashkimit kundër basketbollistëve të Prishtinës.

Kurse në fundin e ndeshjes u ndalua edhe një përleshje – pasi basketbollisti i Bashkimit u konfrontua me disa lojtarë mysafirë./IndeksOnline/