75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Ndeshja Milan – Como nuk do të zhvillohet në Australi, ‘zbulohen’ arsyet

Ndeshja mes Milanit dhe Comos në shkurt 2026 është tashmë shumë e pamundur të zhvillohet në Perth, për shkak të kufizimeve të reja nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe Federata e Futbollit të Australisë..

Përballja e Milanit në Serie A kundër Comos, e planifikuar për shkurt 2026, ishte menduar të luhej në Perth, Australi, pasi FIFA dhe UEFA kishin pranuar me hezitim kërkesën e dy klubeve dhe Lega Serie A.

Edhe AFC dhe Federata Australiane kishin dhënë dritën jeshile që ndeshja të zhvillohej në Perth, por sipas “Gazzetta”, janë paraqitur kufizime të reja që pritet të pengojnë planet e Milanit dhe Comos.

Sipas raportimit, miratimi nga AFC dhe Federata Australiane kishte kushte të konsideruara tepër kufizuese. Këto përfshinin:

Ndalimin për t’i bërë marketing eventit si një ndeshje të Serie A,

Detyrimin për të caktuar gjyqtarë të AFC-së, në vend të atyre nga CAN-i italian, siç ndodh zakonisht në garat kombëtare.

Këto kërkesa në praktikë e kanë bllokuar projektin dhe kanë ndalur përgatitjet për atë që do të ishte ndeshja e parë e Serie A e zhvilluar jashtë Italisë.

Megjithëse situata nuk është mbyllur plotësisht, shanset për një marrëveshje të minutës së fundit duken të vogla, dhe skenari është komplikuar ndjeshëm ditët e fundit.