75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Ndeshja Milan – Juventus afër anulimit, autoritetet e Torinos alarmojnë me rastet me Covid-19

Dy raste të reja me Covid-19 te skuadra e Juventusit e kanë rrezikuar derbin ndaj Milanit që është planifikuar të luhet nesër mbrëma në San Siro.

Sipas mediave italiane, autoritetet e Torinos janë informuar me gjendjen dhe kanë ndezur alarmin, ku mund të vij deri të më e keqja, anulimi i ndeshjes.

Lojtarët i janë nënshtruar testimeve të reja dhe nëse ka rritje të numrit të të infektuarve atëherë ndeshja do të anulohet.

Nesër, disa ora para ndeshjes do të dalin rezultatet dhe do të vendoset përfundimisht për fatin e ndeshjes. /IndeksOnline/