75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / L K

Ndeshja ndaj Izraelit inatos Xhakën e Shaqirin

Zvicra nuk ka arritur më shumë se një barazim në terrenin neutral në ndeshjen ndaj Izraelit mbrëmë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk kanë pranuar të flasin pas ndeshjes si dy futbollistë të frustruar.

I pari për shkak të asaj që u pa në fushë, e Shaqa për shkak të vendimit të Yakin që të jetë tërë ndeshjen në bankën rezervë.

Mediat iu afruan Xhakës pas takimit por që i nervozuar nuk ka pranuar të flas.

Sa i përket Shaqirit, Yakin ka thënë se nuk ishte ndeshje për të.

“Do të kisha dashur t’i jepja disa minuta, por nuk ishte një lojë për Shaqen” ka thënë Yakin./Indeksonline/