75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Ndeshja ndaj Juventusit ‘jetike’ për Gattuson, humbja e shkarkon nga stoli i trajnerit!?

Skuadra e Napolit do të luajë këtë vikend me kampionin aktual të Series A-së, Juventusin.

Sipas mediave në Itali, Gennaro Gattuso, rrezikon të shkarkohet pas ndeshjes me Juventusit – vetëm fitorja e shpëton ish-lojtarin e Milanit, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i Napolit në tri ndeshjet e fundit, ka humbur dy herë dhe ka barazuar në tjetrën.

Në rast të humbjes, Gattuso do të shkarkohet nga detyra e trajnerit dhe si zëvendësues mund të vijë Rafa Benitezi. Madje Benitezi është kandidati kryesor dhe i vetëm që do ta marrë rolin e trajnerit në rast largimit të Gattusos.

Nesër skuadra e Napolit do të luajë me Juventusin nga ora 18:00./IndeksOnline/