75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ndeshja për fituesin e Superkupës se Kosovës zhvillohet nesër, përballë Llapin dhe Ballkanin në Turqi

Nesër do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll. Ballkani si fitues i Superligës dhe Llapi fitues i Kupës së Kosovës.

Llapi dhe Ballkani do të përballen nesër në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center” në Turqi, ndeshja fillon nga ora 15:00 (koha lokale në Turqi), kurse në Kosovë nga ora 13:00.

Ndeshja do të transmetohet 𝗟𝗜𝗩𝗘 në ARTMOTION SPORT1.

Llapi ditën e sotme ka mbyllur përgatitjet e fundit për këtë sfidë. /IndeksOnline/