75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndeshja Prishtina-Flamurtari mbledh bashkë artistët

Është duke u zhvilluar ndeshja Prishtina-Flamurtari në stadiumin Fadil Vokrri.

Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës është me rezultat 1:0 në përfundim të pjesës së parë.

Të pranishëm për të ndjekur këtë lojë janë edhe aktorë të shumtë, transmeton Indeksonline.

Vedati, Astritit, Osmani, Besniku, janë vetëm disa nga emrat e artistëve më të njohur kosovarë që zgjodhën që sonte të mblidhen bashkë për të përkrahur Prishtinën./Indeksonline/