75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndeshja që mund të “vulos” fatin e Premierligës

Sonte zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e sezonit në Premierligë.

Manchester City e pret në “Ettihad” Liverpoolin për ndeshjen e xhiros së 21-të të ligës angleze, shkruan Indeksonline.

Liverpool është në formë të jashtëzakonshme duke vazhduar të qëndroj e pamposhtur këtë sezon. Fitorja në këtë ndeshje, skuadrën e Jurgen Klopp do ta afronte më afër se kurrë te titulli.

Në anën tjetër, Pep Guardiola mund të rihap garën në rast se arrin të mposht Liverpoolin.

Liverpool është në vendin e parë me 54 pikë, gjashtë më shumë se Tottenham dhe shtatë më shumë se Manchester City në vendin e tretë. /IndeksOnline/