08:16 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Ndeshja që përcakton top-4! Manchester United – Leicester City

Sonte zhvillohet super ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Leicester Cityt në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë.

Kjo ndeshje pritet ta përcaktoj edhe fatin e top-4 në këtë sezon, shkruan IndeksOnline

Me Manchester Unitedin, të cilët tashmë e kanë siguruar një vend në garat e UEFA Champions League, por lufta më e madhe mbetët mes Chelseat, Leicester Cityt, West Hamit, Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

Leicester City ka 63 pikë, në pozitën e katërt – pesë më shumë se vendi i 5-të, West Ham United (58), dhe gjashtë më shumë se vendi i 6-të, Liverpool (57) – kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Ndeshja mes ‘Djajve të Kuq’ dhe klubit nga ‘King Power’ do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 në stadiumin ‘Old Trafford’./IndeksOnline/