75 Mall Live Search
23:43 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / Gj. Sh

Ndeshja Serbi – Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Kombëtarja e Shqipërisë në kualifikimet e Kupës së Botës, është në grup me Serbinë.

Të gjithë e mbajnë mend episodin e vitit 2014, kur në stadiumin e Beogradit, tifozët serb u futen në fushë dhe sulmuan futbollistët kuqezi, shkruan IndeksOnline.

Por UEFA për të shmangur një skenar të ngjajshëm, ndeshjen e cila zhvillohet me 11 tetor, pritet që të mos luhet në Beograd.

Opsion është qyteti i Novi Sadit, ndërsa nuk do të lejohen tifozët shqiptarë.

E po ashtu edhe në ndeshjen e cila zhvillohet në Tiranë, më 7 qershor, nuk do të ketë tifozë serb, pasi janë të dënuar./IndeksOnline/