Ndeshja Sllovaki – Kosovë, ja kë favorizojnë bastet?
Përfaqësuesja e Kosovës me 26 mars do të luaj gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, si mysafire e Sllovakisë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, në Bratisllavë, shkruan IndeksOnline.
”Dardanët” janë afër për të shkruar historinë, pasi nëse arrijnë fitore, do të përballen në finale me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, për të siguruar biletën për Kampionatin Botëror.
Kompanitë e basteve e favorizojnë Sllovakinë, ku kuota për fitoren e tyre është 2.20 euro, për fitoren e Kosovës 3.40 euro, ndërsa që ndeshja të përfundoj me barazim, koutohet me 3.50 euro./IndeksOnline/

