Ndeshja Slloveni – Kosovë, kë favorizojnë bastet?
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj Sllovenisë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stozice”, në Ljublanë, dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan IndeksOnline.
”Dardanët” janë afër për të shkruar historinë, pasi aktualisht renditen në vendin e dytë në Grupin B, me 7 pikë, tre më pak se Zvicrra, derisa me një barazim do të sigurojnë play-offin.
Në anën tjetër, Sllovenia renditet e treta, me 3 pikë të grumbulluara në katër ndeshje.
Kompanitë e basteve e favorizojnë Slloveninë, ku kuota për fitoren e tyre është 2.30 euro, për fitoren e Kosovës 3.40 euro, ndërsa që ndeshja të përfundoj me barazim, koutohet me 3.00 euro.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të nis nga ora 20:45./IndeksOnline/


