75 Mall Live Search
17:21 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ndeshja Tre Penne – Gjilani zhvillohet nesër, por me një kusht

Skuadra nga San Marino, Tre Penne dhe Gjilani do të takohen nesër për takimin e fazës preliminare të Evropa Ligës.

Dueli i paraparë të luhej sonte me fillim nga ora 21:00, është anuluar dhe me gjasë do të zhvilohet nesër, por me një kusht, shkruan IndeksOnline

Sipas UEFA-s takimi do të lejohet të mbahet nëse nesër e gjithë skuadra e Gjilanit del negativ për testin për Covid-19.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet në ora 20:00, por me kushtet që i përmendëm më lartë.