75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / G T

Ndeshja u mbyll baras, por Mourinho thotë se Benfica fitoi: Kemi fituar 3:2, goli ishte i pastër!

Skuadra e Benficas dhe ajo e Bragës barazuan 2:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën e Portugalisë.

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho nuk ishte aspak i kënaqur me referin e ndeshjes, shkruan Indeksonline

Skuadra mysafire shënoi një gol, por që u anulua – dhe pikërisht për këtë ka folur Jose, i cili thotë se skuadra e tij shënoi fitore sonte.

“Të udhëtosh këtu dhe të fitosh është një rezultat fantastik. Ne fituam 3:2. Goli ishte i pastër, ne fituam – ishte fitore e madhe”, u shpreh Jose Mourinho

Me barazimin, Benfica shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/