75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 04 Korrik 2025 / G T

Ndeshja u ndërpre, tenisti amerikan “kapet” me gjyqtarin

Ben Shelton, tenisti amerikan nuk u nda i kënaqur me ndërprerjen e ndeshjes mbrëmë.

Ai ishte duke fituar 2:0 në sete ndaj Hijikata-s, kur gjyqtari vendosi për ta ndërprerë këtë takim për shkak se ishte bërë vonë dhe zakonisht kompeticioni i Wimbledonit nuk zhvillohet natën, shkruan Indeksonline

Amerikani u fjalos me gjyqtarin, i cili tashmë e kishte marrë vendimin për ndërprerjen e takimit.

Ndeshja pritet të vazhdojë sot nga ora 13:30 dhe amerikani është shumë pranë kualifikimit më tej.

Kujtojmë se Shelton është një prej favoritëve për të triumfuar në këtë kompëticion. Ai është i 10-i në ranglistën e ATP-së./Indeksonline./