Ndeshja vëllazërore me Kosovën? Murat Yakin: Mjaftë më…!

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin është paraqitur në konferencën e fundit para ndeshjes me Kosovën në Bazel.
Ai tregoi gjendjen e ekipit të tij para ndeshjes me “Dardanët” që zhvillohet nesër, shkruan Indeksonline
Madje u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me “duel vëllazëror” ndaj Kosovës?!
“Atëherë flitej për një duel vëllazëror miqësor. Por mjaftë më, kjo s’do të ndodhë më…”, u shpreh Murat Yakin
Yakin e di mjaftë mirë se në Zvicër ka shumë shqiptarë. Dhe në stadiumin e Bazelit pritet të ketë numër të madh tifozësh nga Kosova apo Shqipëria.
“Parashikoj që në stadium të ketë tifozë 50:50.”
“Edhe pse grupi është i vështirë, dy ndeshjet në shtëpi ndaj Kosovës dhe Sllovenisë ofrojnë një mundësi të mirë për të krijuar një pozicion të mirë fillestar. Sepse ndeshjet në shtëpi janë për t’u fituar”, vazhdoi tutje Yakin
Kujtojmë që nesër nga ora 20:45, Zvicra e pret në shtëpi Kosovën./Indeksonline/