75 Mall Live Search
19:34 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Ndeshja vendimtare e Kosovës kundër Islandës, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Aro Muric starton në portë, kurse katërshja e mbrojtjes është Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada.

Rexhbeqaj është në mesfushë bashkë me Berishëm, kurse më i avancuar para tyre është Milot Rashica.

Në krahun e majtë është Donat Rrudhani, kurse në të djathtin Ermal Krasniqi, e sulmit i prin Vedat Muriqi.