09:37 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja vendimtare, Prishtina përballet me Mavpyn për ta shkruar historinë

Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare të këtij sezoni në FIBA Europa Cup.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar do ta ketë përballë vetes Cherkaski Mavpyn.

Kampioni ukrainas është kundërshtari sontëm i Prishtinës në ”Lietuvos Rytas Arena” me fillim nga ora, 18:00, transmeton IndeksOnline.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Prishtina u përballë pikërisht me Mavpyn në Pallatin e Rinisë, ku triumfoi me rezultat, 92-82.

Andaj, edhe sot, basketbollistët tanë synojnë të regjistrojnë fitore dhe të kualifikohen në fazën e 1/16-tës së finales.

Përndryshe, në grupin E, Prishtina renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Mavpy në vendin e tretë me 4 pikë./IndeksOnline/