Ndeshje drithëruese, Spanja finaliste e Botërorit, e eliminon Suedinë e Kosovare Asllanit

Spanja është finalistja e parë në Botërorin e femrave që po mbahet në Australi. Përfaqësuesja spanjolle e ka eliminuar Suedinë e Kosovare Asllanit.
Ndeshja ishte tejet drithëruese në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 81 ndërsa Suedia barazoi në minutën e 88.
Vetëm një minut më pas, Carmona Garcia shënoi për të dërguar Spanjën në finale.
Në gjysëmfinalen tjetër do të përballen Australia me Anglinë./Indeksonline/