75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 24 Gusht 2025 / G T

Ndeshje e bukur në “Fadil Vokrri”, Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 3:0 Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në pjesën e parë, vendasit shënuan golin e parë me anë të sulmuesit, Mario Ilievski, shkruan Indeksonline

Edhe pse Llapi pati disa raste të mira shënimi gjatë 45 minutëshit të parë, porta e vendasve mbeti e paprekur.

Në pjesën e dytë, ekipi i Arsim Thaqit fitoi dy penalltia dhe në gol i konkretizuan: Rin Ahmeti në minutën e 58’të dhe Valmir Veliu në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e gjashtë pikëve në dy xhirot e para, kurse ekipi i Tahir Batatinas mbetet me një pikë./Indeksonline/