Ndeshje e ‘çmendur’, Napoli triumfon kundër Sampdorias

Napoli ka qenë mysafir i Sampdorias në javën e 22 të ligës italiane, ndeshje kjo e cila po ashtu sjelli shumë gola.
Napoli kaloi në epërsi që në minutën e 3’ me golin e shënuar nga Milik kurse në minutën e 16’ Elmas e dyfishoi rezultatin.
Po Napoli u befasua pasi që me një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën nga Sampdoria, rezultati u barazua.
Mirëpo Napoli i ‘etur’ për fitore nuk lejoi që nga kjo ndeshje të dal me vetëm një pikë andaj në minutën e 83’ Napoli kaloi prap në epërsi kësaj radhe përmes golit të shënuar nga Demme, i cili ishte inkuadruar në lojë në minutën e 62’.
Po skuadra mysafire nuk u mjaftua me tri gola dhe kështu Mertens në minutat shtesë arriti të shënoj edhe një gol tjetër për t’i siguruar kështu tri pikë të rëndësishme./Indeksonline/.