75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndeshje e “çmendur” në Premierligë, edhe fati kundër Manchesterit

Manchester United ka barazuar me Sheffield United me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës.

Ndeshje me shumë rikthime dhe me gjashtë gola, por “Djajtë e Kuq” marrin vetëm një pikë.

Sheffield kaloi në epërsi që në minutën e 19-të me anë të Fleck, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Mousset në minutën e 52-të të ndeshjes.

Në minutën e 72-të, Wiiliams shënoi golin e parë për Manchesterin.

Rezultatin e barazoi Greenwood pesë minuta më vonë.

Golin e tretë e realizoi Marcus Rashford në minutën e 79-të pas një aksioni të bukur.

Në fund të ndeshjes, saktësisht në minutën e parë shtesë, McBurnie barazoi rezultatin për t’i marrë nga duart fitoren Manchesterit. /IndeksOnline/