75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Ndeshje e kurdisur fitorja ndaj Dinamo Zagreb? Reagon Ballkani: Është shqetësuese, po e prishni imazhin e klubit

Skuadra e Ballkanit ka bërë një reagim në rrjetet sociale për shkak të disa lajmeve që qarkulluan sot në mediat tona.

Prokuroria e ka pranuar se është duke u hetuar fitorja e Ballkanit vitin e kaluar ndaj Dinamo Zagrebit në UEFA Conference League, shkruan Indeksonline

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampioni aktual i Superligës së Kosovës ka bërë një reagim kundrejt këtyre shkrimeve që u publikuan sot.

“Është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të Fc Ballkanit nga disa lajme që sot po qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale”, shkruhet në një pjesë të reagimit të klubit nga Suhareka.

Ballkani ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb e kishte fituar me rezultatin 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline

Postimi i plotë: