18:26 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. A

Ndeshje e madhe për Vojvodën, sonte luan nga fillimi kundër Milanit në San Siro

Milan dhe Torino ballafaqohen sonte në mbrëmje në kuadër të 1/8-tës së finales në Kupën e Italisë.

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka një test të rëndësishëm për të kthyer besimin e trajnerit Marco Giampaolo.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Vojvoda do të luaj nga minuta e parë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në vitin 2021 për të që e luan nga fillimi.

Takimi Milan – Torino zhvillohet nga ora 20:45.

/Indeksonline/