75 Mall Live Search
22:41 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / C E

Ndeshje e përgjumur, Liverpooli merr veç një pikë

Liverpooli nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në udhëtim te Crystal Palace.

Reds barazuan pa gola në ndeshjen e javës së 25-të të Premierligës.

Përkundër një dominimi më ta madh, lojtarët e Liverpoolit nuk arritën të gjenin rrjetën.

Në anën tjetër, Crystal Palace nuk pati asnjë gjuajtje në portën e Becker.

Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në vendin e shtatë me 36 pikë derisa Crystal Palace është në vendin e 12-të me 27 pikë. /IndeksOnline/